E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, studentet hyjne forcerisht ne Akropol

Studentet greke hyjne forcerisht ne godinen e Akropolit. Kane vijuar edhe sot protestat e te rinjve ne kryeqytetin grek Athine, te cilet kane zgjedhur per te protestuar godinen simbol te demokracise dhe lashtesise.

Policia njoftoi se pasi dhunuan rojet, te rinjte hyne ne ndertese me banderolat ku shkruhej, “Rezistence ne Akropoli”. Mediat greke e krahasojne veprimin e sotem me uljen e flamurit nazist ne Luften e Dyte Boterore. Situata ne kryeqytet vazhdon te jete e tensionuar.

Nderkaq, nje grup prej 50 te rinjsh greke pushtuan po sot bashkine e Janines, ne veriperendim te Greqise. Ne te njejtin qytet qe prej mbremjes se djeshme jane pushtuar edhe radioja dhe qendra kulturore.

Nje tjeter grup studentesh dje hyne ne seline e televizionit publik ne Athine. Vala e zemerimit nisi pas vrasjes se adoleshentit 15-vjecar, Aleksis Grigoropulos rreth 10 dite me pare.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›