E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, Madoff ne arrest shtepie

Ish-presidenti i nje prej bursave me te medha ne bote, Nasdaq, ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes i akuzuar per firmen piramidale prej 50 miliarde dollaresh eshte vendosur ne arrest shtepie.

Atij i eshte lidhur nje pajisje elektronike permes te ciles mund te kerkoje leje per t'u larguar nga apartamenti i tij.

Bernard Madoff u rikthye ne gjykaten federale te New York per te nenshkruar disa dokumente qe kishin te benin me dorezanine prej 10 milione dollaresh, por nuk u pergjigj pyetjeve te gazetareve.

Ai firmosi per apartamentin e tij ne New York dhe shtepite e tij ne Long Island dhe Palm Beach te Floridas. Ai ka dorezuar jo vetem pasaporten e tij por edhe ate te se shoqes Ruth.

Kushtet e dorezanise u bene me strikte pasi Medof nuk arriti te gjente njerezit e kerkuar per te bashkefirmosur marreveshjen. Nese dokumentet do te vertetohen si korrekte, atehere Madoff nuk do te dale para Gjykates deri me 12 Janar.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›