E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, sulmohenzyrat e deputetëvetë PASOK dhe ND

ATHINE-Pajisje të improvizuara zjarrvënëse të ndërtuara me bombola gazi, u vendosën mbrëmë në zyrat politike të deputetit të PASOK Vaso Papandreu dhe atij të “Demokracisë së Re” Fani Petralia. Zyrat e të dy deputetëve ndodhen në të njëjtën ndërtesë në rrugën “Akademia 28” në qendër të Athinës.
Zyra e Petralia është në një kat të ndërmjetëm, ndërsa e Vaso Papandreut në katin e 5 të ndërtesës. Policia thotë se evakuoi 4 persona nga ndërtesa dhe se shpërthimi shkaktoi dëme të vogla materiale.

(d.b/a.jole/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›