Greqi, sulmohet një 53-vjeçar në sheshin Sintagma

Një 53-vjeçar është sulmuar mbrëmjen e djeshme nga disa protestues në qëndër të Athinës pasi u dyshua se ishte polic. Incidenti ndodhi në kryqëzimin Niki dhe Ermu gjatë zhvillimit të protestës të së “Indinjurave”.
Protestuesit menduan se 53-vjeçari i cili sipas tyre po bënte lëvizje të dyshimta ishte punonjës policie dhe ishte në “mision” të fshehtë dhe kështu e rrethuan atë duke e goditur.
Për fat të mirë 53-vjeçari shpëtoi nga duart e tyre pas ndërhyrjes së shpehtë të forcave speciale greke.