E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bruksel, Thaçi takon sot përfaqësuesen e lartë të BE-së Eshton

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian, Kethrin Eshton zhvillon sot në Bruksel një takim me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi me të cilin do të bisedojë gjatë një dreke pune, për bashkëpunimin e BE dhe Qeverisë së Kosovës.

Më herët është bërë e ditur se, Eshton dhe Thaçi do të japin deklarata të shkurtra, por nuk është parashikuar një konferencë për mediat. Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, fillon sot vizitën zyrtare në Bruksel, e cila realizohet me ftesë të shefes së politikës së jashtme të BE-së, Ketrin Eshton, ka njoftuar Zyra e kryeministrit.
 

Përveç këtij takimi, Thaçi do të zhvillojë edhe takime të tjera në Bruksel. “Temë kryesore e të gjitha takimeve të kryeministrit do të jetë axhenda europiane e Kosovës”, thuhet në njoftim.
 

Vizita e Thaçit në Bruksel bëhet një ditë pas arritjes së tri marrëveshjeve të para ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›