Greqi, takime kritike në Evropë për krizën
LUKSEMBURG-Sot pasdite mblidhet në Luksemburg Eurogrupi, ku do të jetë i pranishëm edhe ministri i Financave Evangelos Venizelos, takim që do të pasohet nga mbledhja e ministrave të Financave të BE (Ecofin), ndërsa Angela Merkel do të takojë pas disa ditësh Nicolas Sarkozy për vendimet e 21 korrikut dhe vlerësimin e kursit grek.
Sot nuk pritet ndonjë vendim nga mbledhja e Eurogrupit, por takimi i më i rëndësishëm i Eurogrupit është ai i 13 tetorit, ku Trojka do të paraqesë vlerësimin e saj për ekonominë greke dhe do të merret një vendim për lëvrimin ose jo të 8 miliardë eurove, kësti i gjashtë i ndihmës për Greqinë.
Në 17 tetor do të takohet Këshilli Evropian dhe në vijim përsëri do të mblidhet Eurogrup që do të merret me temën greke.
Kryeministri në mbledjhjen e djeshme të kabinetit shprehu optimizmin e tij për rezultatin e të gjitha këtyre procedurave.
Ai iu referua në mënyrë të përsëritur të nevojës dhe detyrimit të Greqisë për të zbatuar vendimet e 21 korrikut, duke deklaruar se askush nuk duhet të presë ndihmë nga të tjerët, nëse nuk përpiqet vetë për të zgjidhur problemet.
Ai pranoi se nën gjendjen e presionit dhe të gabimeve të bëra, ka vonesa, por të paktën kjo qeveri po ecën dhe merr vendime.
(d.b/BalkanWeb)