E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libi, të plagosurit nga Sirte vdesin në tavolinat e operimit

Disa të plagosur në luftimet kundër regjimit të Muamer Gadafit kanë vdekur në spiatalin e qytetit të rrethuar Sirte pasi nuk janë mundur të operohen pasi spitali ka mungesë energjie elektrike.
 

Stafi, i cili po ikte nga qyteti, tha se të plagosurit gjatë përleshjeve janë duke vdekur në tavolinën e operimit.
 

Civilët janë ngujuar në përleshjet dhe të shtënat me armë zjarri mes luftëtarëve të Këshillit Kombëtar Tranzicional dhe luftëtarëve besnikë të ish-presidentit, Muamer Gadafi.
 

Përfaqësues të KKT-së thanë se është vendosur për një armëpushim, por civilët që po iknin nga qyteti theksuan se nuk dinë asgjë për këtë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›