Vietnam, 11 të vdekur nga përmbytjet

Njëmbëdhjetë persona kanë vdekur si pasojë e përmbytjeve që përfshinë javën e kaluar Vietnamin. Qeveria vietnameze theksoi se këto janë përmbytjet më të mëdha që kanë përfshirë vendin në këto 10 vitet e fundit.
Ekzekutivi vietnamez bëri me dije se 20 mijë shtëpi janë shkatërruar nga përmbytjet në Mekong Delta në jug të vendit.
Gjatë muajve të fundit, qindra njerëz kanë vdekur në Azinë Jug-lindore, Kinë, dhe në Azinë Jugore për shkak të përmbytjeve që u shkaktuan nga tajfunët dhe stuhitë.