Greqi, taksistët, tatimet, doganat, grevë 48 orë
ATHINE- Për dy ditë pa taksi do të mbetet vendi për shkak të grevës 48-orëshe që rifilluan taksistët sot në mëngjes.
Greva do të zgjasë nga sot, deri në agimin e së mërkurës, si një formë proteste nga shoferët për liberalizimin e profesionit të tyre, por edhe kundër masave ekonomike të qeverisë.
Një grevë 48 orëshe , pra sot dhe nesër zhvillojnë edhe punonjësit e sektorit tatimor e doganor, të cilët kërkojnë anulimin e disa vendimeve të qeverisë, në mënyrë që mos të reduktohen edhe më tej të ardhurat e tyre.
(m.a/BalkanWeb)