E Shtunë, 31 Tetor 2026

11 Shtatori, Basha mesazh Bloomberg-ut

“Sulmi i 11 shtatorit nuk i gjunjëzoi aspak vlerat e qytetit të Nju Jorkut-ut, simboli i sipërmarrjes, kulturës dhe suksesit të lirisë amerikane”, thuhet në mesazhin e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha.

“Sot, 10 vjet pas 11 shtatorit, qytetarët e Nju Jorkut dhe populli amerikan, jeni më të fortë dhe keni më shumë miq se më parë. Në emër të qytetarëve të Tiranës, bashkohem me ju në përkujtimin dhe nderimin e viktimave të 11 Shtatorit dhe në shprehjen e solidaritetit me familjarët e tyre”, thuhet në mesazh.

Kryebashkiaku shpreh bindjen se ky 10 vjetor e gjen qytetin e mrekullueshëm të Nju Jork-ut dhe qytetarët e tij, më të vendosur se kurrë në afirmimin e vlerave që qëndrojnë në themelet e qyteti./Start/

                                                                                             2011-09-11 16:09
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›