11 shtatori, Topi e Berisha përkujtojnë tragjedinë

Presidenti Topi i dërgoi një mesazh homologut të tij amerikan, Barak Obama, ku shpreh solidaritetin në emër të popullit shqiptar në ditën e përkujtimit të viktimave të sulmeve mbi kullat binjake.
“Është detyrë e gjithë popujve dhe qeverive të mbarë botës të bashkohen në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar si armik i paqes dhe i sigurisë globale”, thuhet mes të tjerash në mesazhin e Kreut të Shtetit.
“Populli shqiptar ka qenë dhe do të mbetet edhe në të ardhmen përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kështjellës më të madhe të demokracisë dhe të paqes sot në botë. Në çdo moment historik për kombin shqiptar ne kemi pasur përkrah mbështetjen e fuqishme të popullit dhe të qeverisë amerikane. Në këto momente të përkujtimit të mijëra viktimave të pafajshme, ne i shprehim edhe një herë solidaritetin më të madh të gjithë familjarëve të viktimave dhe gjithë popullit amerikan”, përfundon mesazhi i Presidentit Topi.
Ndërsa kryeministri Berisha përkujtoi sot me anë të një deklarate për shtyp tragjedinë e 11 shtatorit në SHBA. “Sot familjet e viktimave, kombi i madh amerikan, miqtë e tyre të lirisë në mbarë botën, përulen me nderim të thellë në kujtim të mijëra burrave dhe grave, djemve dhe vajzave, fëmijëve e të moshuarve që humbën jetën 10 vjet më parë nga sulmi barbar terrorist në Nju Jork, Uashington dhe në Pensilvani”, shkruan kryeministri në deklaratën e tij.
“Me këtë akt terrorist, më mizorin në historinë e kohërave, ideatorët dhe ekzekutorët e tij besonin se do të mund të përkulnin flamurin amerikan, flamurin e vendit më të lirë e më të fuqishëm të planetit. Sot pas 10 vitesh ky flamur valëvitet më lart se kurrë”, thekson kreu i qeverisë.
Sipas tij, “Shqipëria dhe shqiptarët, por edhe të gjitha vendet e lira, u janë mirënjohës qeverisë së SHBA-së dhe kombit amerikan për udhëheqjen e vendosur të luftës kundër terrorizmit botëror dhe arritjet historike në këtë luftë”.
“Shqipëria dhe shqiptarët ndihen krenarë se qëndrojnë të rreshtuar me mikun e tyre të madh në mbështetje të kësaj lufte, gjatë këtyre viteve duke dhënë kontributin e tyre modest në rezultatet e saj”, thekson Berisha, i cili e cilëson 11 shtatorin 2001 “një apel për të gjithë njerëzit e lirë, për një qëndrim të vendosur ndaj urrejtjes, intolerancës dhe fanatizmit të çdo lloji e të çdo ngjyre”.
/Start/E.B/
2011-09-11 18:32