E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komunistët rus përkujtojnë Revolucionin bolshevik të Tetorit

Komunistët rusë, ende të lidhur me doktrinën marksiste po kremtojnë në Moskë dhe qytetet më të mëdha të Rusisë, 91 vjetorin e Revolucionit bolshevik të Tetorit, që solli rrëzimin e Carit të Rusisë dhe syrgjynosjen e familjes mbretërore ruse.

Revolucioni i Tetorit u shfuqizua nga festë kombëtare e Rusisë në vitin 2005, kur në krye të shtetit rus, ishte Vladimir Putin, asokohe President i Rusisë.

Manifestuesit dhe ithtarët e bolshevizmit rus e kremtojnë këtë përvjetor duke vendosur kurora me lule në mauzoleumin e Leninit dhe në varret e heronjve bolshevikë, nën muret e Kremlinit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›