E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA: Gjyqtari bllokon kërkesën e qeverisë lidhur me duhanin

Një gjyqtar federal në Shtetet e Bashkuara, ka bllokuar sot kërkesën e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara, me të cilën kompanitë e duhanit do të detyroheshin, që në pakot e cigareve të paraqisnin pamje shpjeguese, përfshirë edhe duhanxhinjtë e vdekur dhe të sëmurë.

Gjyqtari Riçard Leon, vendosi që prodhuesit e duhanit do të kishin sukses nëse që me proces gjyqësor ta bllokonin kërkesën.

Zoti Leon tha se pamjet shpjeguese, të miratuara në muajin qershor, sipas planit të Administratës amerikane për ushqim dhe barëra, shkojnë përtej fakteve për bindje për rreziqe shëndetësore për ata që e pijnë duhanin, dhe kalojnë në mbrojtje, që është dallim kritik në rastin lidhur me lirinë e të shprehurit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›