Greqi, terrori kërcënon median dhe biznesin
Athinë - Njerëz të shquar të politikes së Greqisë, biznesmenë, gazetarë, prokurorë, anëtarë qeverie etj, janë venë në shenjëster të grupeve terroriste që kohë më parë dukeshin se ishin vetëm fjalë,kurse sot me aktivitetet e tyre po japin alarmin në politiken vendase. Por, megjithë këto shqetësime Greqia mbetet një nga vendet më të sigurta në BE.
Pas një periudhe qetësie Greqia po tronditet nga dita në ditë nga dhuna terroriste e grupeve të ndryshme. Sikur të mos mjaftojnë dëmet materiale që i kanë shkaktuar biznesit të mesëm, sot grupi terrorist ka venë në shënjestër si kandidat ekzekutimi njerëz të biznesit dhe gazetarisë më me zë.
Këtë gjë e fakton raporti konfidencial Numër 315 “Top Sekret”i përgatitur nga Policia e Përgjithshme e Greqisë ( ELAS) më 28 shkurt të 2009, botuar më 11 mars të 2009 në gazetën “To Vima” . Sipas këtij raporti si kandidat për ekzekutim janë përfshirë 54 persona nga jeta publike ( biznesmen, gazetarë, gjykatës, botues, prokurorë, anëtarë të qeverisë aktuale, dhe deputet) si dhe 28 gazeta dhe kanale televizive. Ky publikim kishte përqëllim të veçantë marrjen e masave të sigurisë nga organet përkatëse për ruajtjen e jetës së zyre.
Organet e policisë u kanë dhënë udhëzimet të qarta punonjësve të tyre, për të mbuluar sigurinë personale të njerëzve dhe objekteve, duke përdorur mjetet më moderne gjatë patrullimit pranë shtëpive dhe qendrave të punës. Kundër organit policor ka patur reagime për publikimin e emrave, po të njëjtën gjë ka bërë edhe Partia opozitare Pasok-u, me kritika të ashpra kundër qeverisë.
Gazetari i kanalit televiziv “Alter” Hazhinikolau në lajmet kryesore ka reaguar ashpër ( ku është edhe emri i tij në liste ) duke thënë se :“ato lista nuk janë bërë nga grupet teroriste, por janë bërë në zyrat e Policisë së Greqisë (ELAS). Në Ministrinë e Brendshme ka ngjallur një pakënaqësi, lidhur me hartimin e listës dhe publikimin në shtyp. Shumë njerëz që ju është publikuar emri kanë shprehur mendimin se do tu drejtohen drejtësisë. Ish ministri i rendit Mihalis Krisokoidhis është një komedi, dhe se është një problem serioz për vendin tonë. Ish ministri i Punës dhe Panos Panajotopulos “Është komedi dhe tragjiki dhe duhet të bien koka”.
Per Start nga Athina, Shpetim Zinxhirija