Arabia Saudite mbulohet nga stuhi rëre
Riad -Arabia Saudite është përfshirë nga stuhi rëre, duke e bërë të pa mundur shikimin, por edhe duke e kthyer në makth jetën e miliona banorëve. Stuhia ka detyruar miliona banorë të mbyllin dritaret dhe dyert, pas stuhia e rërës nuk ka lënë skutë pa depërtuar. Si pasojë e stuhisë, është mbyllur përkohësisht edhe aeroporti ndërkombëtar Mbreti Khaled ne Riad, kryeqytetin e vendit. Nga stuhia është vështirësuar edhe trafiku rrugor. Për disa ore qyteti ishte i paralizuar, ndërsa banoret ndërprenë çdo lloj aktiviteti.