Inzko, i dërguari special i BE-së në Bosnjë
Bruksel - Vendet e Bashkimit Evropian miratuan emërimin e diplomatit austriak, Valentin Inzko në postin e të dërguarit special të BE-së në Bosnjë, për të zëvendësuar sllovakun Miroslav Lajcak. Lajmi është konfirmuar nga burime rreth Havier Solanës, kryediplomati i BE-së. Burime të afërta me Ministrinë austriake të Punëve të Jashtme kishin njoftuar emërimin e tij, të pritur që prej 10 ditësh.
Vendet e BE-së kishin rënë dakord që më 23 shkurt lidhur me emrin e Inzkos, 59 vjeç, ambasadori aktual i Austrisë në Slloveni dhe ish-ambasador i Austrisë në Sarajevë nga 1996-1999.
Ashtu si Lajcak, Inzko pritet në fakt, të paktën deri në fund të vitit 2009, të ketë funksionin e dyfishtë të të dërguarit special të BE-së dhe atë të Përfaqësuesit të Lartë të komunitetit ndërkombëtar në Bosnjë.