E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, ambasadorishqiptar merr titullin‘Qytetar Nderi’

TIRANË- Komuna arbëreshe Vakarici, në provincën e Kozencës në Kalabri, nderon Ambasadorin e Shqipërisë në Itali, Llesh Kola, me titullin "Qytetar Nderi".

Zyra e shtypit e Ministrisë së Puneve të Jashtme bëi të ditur se në ceremoni merrnin pjesë banorët e Vakaricit dhe komunave përreth, politikanë të rajonit të Kalabrisë, deputetë, si dhe përfaqësues fetarë e akademikë.

Në dedikim, në gjuhën arbëreshe, shkruhej: "Për vullnetin, të vetishëm të Shqiponjës dykrenare të vjetër simbol shqiptarësie, t’i kthente njëkohësisht sytë nga koha e kaluar, që i bashkon popujt tanë, ashtu si nga e ardhmja, duke na e treguar gjithëve një rrugë të përbashkët me paqe, njëzëshmëri dhe vëllazëri”.

Kryetari i Bashkisë së Vakaricit, Aldo Marino, u shpreh se "kontributi i Ambasadorit Kola qëndron në rolin e tij institucional si Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Itali dhe dhënia e titullit të nderit mbështetet në origjinën, të kaluarën tonë historike, të tashmen dhe në veçanti për të ardhmen tonë".

Pas dorëzimit të pergamenës, Ambasadori Kola u shpreh se është një nder i veçantë, vlerësim e mirënjohje që i bëhej Shqipërisë, diplomacisë shqiptare dhe Ambasadës Shqiptare në Itali.
(e.m/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›