E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyhet me 48 orënisja në hapësirë eanijes Endeavour

CAPE CANAVERAL- Fluturimi i fundit në hapësirë të anijes kozmike amerikan ''Endeavour'' u shty sot me të paktën 48 orë për shkak të problemeve teknike, njoftoi NASA.

Vendimi i papritur u njoftua në një moment kur ekuipazhit ishte në përgatitje e sipër për një lëshim dhe nisje drejt hapësirës sipas planifikimit të bërë për orën 07:47 GMT, pasditen e sotme.

"Ekipi i inxhinierëve nuk ka arritur të kuptojë se si ky problem teknik u shfaq dhe nuk mund të realizonin një përpjekje për të lëshim në hapësirë, duke i rekomanduar drejtorit të ekipit të lëshimit të shtyjë fillimin e misionit", deklaroi George Diller, një zëdhënës i NASA-s.
(m.a/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›