E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, vidhet vepra e Pikasso nga Galeria Kombëtare në Athinë

ATHINE - Një tablo kubiste e piktorit Pablo Pikaso, një pikturë e Piet Mondrian dhe një vizatim italian i shekullit XVII u vodhën në të gdhirë në Muzeun Kombëtar, në Athinë, njoftoi policia greke.

Persona të paidentifikuar bastisën Galerinë Kombëtare, një prej ndërtesave më të siguruara në Athinë, vodhën veprat e artit pastaj u larguan. 

Sipas informatave paraprake, 3 pikturat e vjedhura janë "Kokë gruaje" e Pikasso, “Mulliri” i piktorit hollandez Piet Mondrian, një pikturë e vitit 1905 dhe një vizatim i shekullit XVII, bëri të ditur policia greke në një komunikatë. 

"Kokë gruaje" është pikturuar nga Picasso në vitin 1934 dhe në vitin 1940 artisti ia bëri dhuratë Galerisë Kombëtare greke, si ofertë nderi për rezistencën e guximshme të popullit grek gjatë pushtimit nazist.  

Piktura e piktorit Pablo Pikasso, “Kokë gruaje” ishte punuar në vaj dhe kishte përmasat 56×40 centimetra.

Policia thotë se vjedhësit kanë hyrë në pjesën e pasme të ndërtesës. Në vendngjarje janë marrë materiale për hetim. Lidhje te tjera FOTO: Greqi, vidhet vepra e Pikasos

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›