E Diel, 1 Nëntor 2026

Shënohet sot 10 vjetori i kampit Guantanamo

KUBË- Shënohet sot 10 vjetori i hapjes së kampit amerikan ushtarak të paraburgimit për terroristët e dyshuar, në bazën detare amerikane në Guantanamo Bej në Kubë.

Qeveria amerikane, nën udhëheqjen e presidentit Xhorxh W. Bush e kishte hapur kampin pasi forcat amerikane e kishin pushtuar Afganistanin, për të sulmuar rrjetin e Al-Kaidës, që fajësohet për kryerjen e sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2001, ku mbetën të vdekur rreth 3000 njerëz.

Ndërkohë presidenti i tanishëm, Barak Obama, pas zëvendësimit të Bushit në vitin 2009, urdhëroi mbylljen e kampit deri në janar të vitit 2010, por si duket ky afat kohor ka kaluar që sa kohë. Mësohet  171 të burgosur po mbahen tani në kampin në Guantanamo Bej.
(el.me/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›