E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, jep dorëheqjen ministri Carlo Malinconico

Ministri i sapozgjedhur në Itali, Carlo Malinconico, paraqiti dorëheqjen mbrëmjen e së martës, pasi ndaj një biznesmeni me të cilin ai ka patur marrëdhënie në të shkuarën u hap një procedim penal për korrupsion.

Hetuesia ka zbuluar se Malinconicos i janë paguar faturat e qëndrimit në një hotel me pesë yje në Toskanë, në vitet 2007-08.

Ai ishte pjesë e qeverisë së Kryeministrit Mario Monti, i cili erdhi në detyrë në nëntor me premtimin për një qeverisje transparente.

Ministri 61-vjeçar, i cili ka mbajtur detyrën e shefit të stafit në qeveri të mëparshme, këmbëngul se tentoi të paguante faturën e hotelit, por i thanë se ajo ishte e paguar.

Malinconico u shpreh se jepte dorëheqjen për t`i lënë rrugë të lirë hetimeve, por mohoi të ketë kryer ndonjë shkelje dhe këmbëngul se e ka marrë vesh identitetin e njeriut që ka paguar për të në hotelin me pesë yje vetëm prej faqeve të gazetave.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›