E Shtunë, 31 Tetor 2026

Selami: 11 premtimet qe jane zhdukur nga programi i qeverise

Ish kryetari i Partise Demokratike, Eduard Selami, shtroi dje ne Kuvend 10 pyetje ndaj qeverise se re, duke konstatuar se disa premtime te bujshme te bera intensivisht gjate fushates elektorale nuk jane perfshire ne programin “Rama” ose jane lene te vaketa. Kurse kritikoi mungesen e nje vlere financiare te ketij programi dhe mospermendje shifrash konkrete. Selami tha edhe se mospasja e nje programi 100 ditesh gjithashtu eshte nje handikap i nisjes se punes se qeverise se re.

Selami permendi heqjen e TVSH 20 per qind per 5 ushqimet baze qe do te sillte ulje cmimesh te tyre, kurse shtoi se “ne program flitet vetem per pergjysmim”. Ulje nga 20 ne 6 per qind premtoi Rama dhe per energjine elektrike per konsumatoret familjare, por Selami konstaton ne program se ky reduktim do te behet vetem per familje te varfra.

“Gjate fushates u premtua se do te hiqet taksa e qarkullimit dhe se do te ulej cmimi i naftes per bujqesine me 35%, ne program nuk permendet me sasia e uljes se cmimit”, - ishte nje tjeter konstatim i Selamit. Pergjysmim TVSH-je u premtua dhe per farerat e fidanet kurse ne program flitet vetem per reduktim.

Selami solli ne vemendje edhe premtimin e fushates se ne 100 ditet e para do te hiqej taksa e biznesit te vogel dhe do te pergjysmohej tatimi mbi fitimin. “Ne program thuhet se do te hiqet taksa e biznesit te vogel dhe do te reduktohet tatimi mbi fitimin per kete biznes brenda vitit te ardhshem (2014). Pra nga tre muaj, premtimi ka shkuar ne nje vit dhe i cunguar, angazhimi elektoral, ka verejtur z.Selami.

Nje tjeter premtim ishte dhe statusi i minatorit, ulja e moshes se pensionit dhe siguria e kushteve te punes se tyre, ne programin qeverises as qe permenden keto premtime, theksoi z.Selami.

Rritje shpenzimesh

Deputeti Selami kritikoi mosperfshirjen ne qeverine e re te emrave me pervoje ne te majten shqiptare. Kurse i vuri theksin dhe rritjes 30 per qind te kabinetit qeveritar. Kostoja, tha ai, - shkon ne miliona dollare dhe eshte nje barre e re per taksapaguesit shqiptare, por edhe nje sinjal negativ per qytetaret dhe investitoret.

Deputeti demokrat Eduard Selami kujtoi dhe premtimin per punesim te nje personi me aftesi te kufizuara ne cdo institucion dhe shtoi se veren qe programi parashikon se “do te mundesohet rritje e aksesit” per punesim”. Selami permendi dhe premtimin “shtepi per grate e policeve te vrare, punesim per to dhe edukim falas te femijeve te tyre”. Ne program thuhet “perkujdesje shteterore te posacme” per familjet e policeve te vrare, - solli ne vemendje z.Selami. Premtimi i nente qe ka firuar eshte ai per policine. Rama siguroi ne fushate nje shkalle fikse pagash qe niste nga grada me e ulet 500 mije leke te vjetra, deri te 1 milion e gjysme per gradat e larta. Ne program flitet per permiresim te trajtimit financiar te policeve, por jo ne terma konkrete, - tha z.Selami. Ai ka cituar dhe premtimin e dhjete per taksen e ndershme qe trumbetoi z.Rama per te gjithe rrogetaret e shtetit, duke pohuar se ne program nuk gjenden detaje te tilla. Kurse kujtoi edhe premtimin per 25 euro ne dite kompensim te perndjekurve qe tha se ne program nuk ekziston.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›