Greqi, zbulohet një varr i lashtë, dyshohet se i përket Aleksandrit të Madh
Arkeologët në Greqi kanë gjetur një varr të lashtë që besohet se i takon Aleksandrit të Madh.
Varri është zbulkuar në Amfipoli Serres dhe është 498 m i gjatë e 3 metra i lartë.
Sipas zbuluesve ai është 10 herë më i lartë se varri I Filipit, babait të Aleksandrit.
Varri është prej mermeri, në formë piramide, me simetri dhe harmoni të madhe dhe në krye të tij është vendosur një luan, i cili është simbol karakteristik i Mbretërisë maqedonase, gjë që intepretohet nga zbuluesit si një shenjë që i takon një varri mbretërish.
Ministria greke e kulturës në një deklaratë të saj e vlerëson zbulimin “vecanërisht të rëndësishëm”, por thekson se “Interpretimi dhe identifikimi me figura historike përpara se të përfundojnë gërmimet është i rrezikshëm”.
Edhe media ndërkombëtare raporton për gjetjen e varrit të lashtë në Greqi.
(Balkanweb) Lidhje te tjera FOTO - Varri i zbuluar, që besohet se është i Aleksandrit të Madh