Përmet, Konsulli grek-kryebashkiakut: Kisha e pavarur, vendimet i merr vetë
GJIROKASTER-“Kisha është një institucion i pavarur dhe si e tillë vendimet i merr vetë”. Kështu deklaroi sot konsulli grek në Gjirokastër Nikolas Kotrokoi teksa zhvilloi një takim me kreun e Bashkisë së Përmetit Gilberto Jaçe për çështjen e Pallatit të Kulturës, godina e së cilës ka nxitur konfliktin mes kishës dhe Bashkisë së këtij qyteti.
Takimi u zhvillua sot paradite pa praninë e mediave, ndërsa mësohet se ka qenë diplomati grek që ka kërkuar këtë takim.
Pas takimit me konsullin grek, kryebashkiaku i Përmetit Gilberto Jaçe bëri të ditur detaje nga biseda me konsullin. Jaçe theksoi se i bëri të ditur konsullit grek në Gjirokastër se dhuna e klerikëve ndaj përmbaruesve ka qenë e papranueshme.
Sipas kryetarit të Bashkisë, cështja zgjidhet vetëm me dialog mes palëve.
Gjatë takimit Konsulli grek është shprehur se kisha është institucion i pavarur dhe si i tillë vendimet i merr vetë. Sipas konsullit grek nuk është koha dhe vendi të merren vendime të shpejtuara.
Çështja e Pallatit të Kulturës ka shkaktuar dhe përplasje fizike pak ditë më parë ku dy besimtare ortodokosë u lënduan lehtë gjatë hyrjes me forcë në godinë, e cila ruhej nga policia private.
Ndërsa më pas Bashkia izoloi muret me tulla kurse priftërinjtë në shenjë proteste zhvilluan meshën jashtë. Çështje e kishës tensionoi marrëdhëniet mes dy vendeve ku policia greke pa asnjë shkak ktheu qindra shqiptarë në kufi.
Ekspertët në vend e cilësojnë cështjen e Kishës jo një cështje fetare por një problem që vjen si pasojë e cështjen ende të pazgjidhur të pronave.
(d.b/BalkanWeb)