E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi zbulohetuzina qe prodhontecigareve kontrabande

ATHINEuml- Brigada financiare greke SDOE zbuloi nje uzine per prodhimin e cigareve kontrabande ne Menidi ne perendim te Athines njoftoi sot AFP-ne Janis Kapeleris shef i ketij sherbimi.

Kemi zbuluar dje 26 tone duhan ne kete uzine te paligjshme qe prodhonte cigare te markes Marlboro deklaroi Kapeleris ne nje interviste dhene sot AFP-se.

Sipas Kapeleris kjo eshte hera e pare qe zbulohet prane Athines nje uzine e ketij lloji pasi perpara disa vjeteve nje uzine kontrabande eshte zbuluar ne Kalcidike ne veri te vendit dhe eshte shkaterruar.

Greqia qe ndodhet ne jugperendim te Evropes sherben si tranzit per kontrabanden e cigareve pasi doganat greke sekuestrojne miliona cigare te paligjshme ne vit qe vijne vecanerisht nga Lindja e Mesme dhe vecanerisht nga Egjipti theksoi Kapeleris.

Gjate vitit 2010 SDOE-ja ka sekuestruar tre anije te kontrabandes se cigareve me ngarkese prej miliona cigaresh.

Qeveria greke eshte angazhuar ne luften kunder evazionit fiskal i brendshem ne vend per te rritur te ardhurat e shtetit dhe per te perballuar krizen e rende buxhetore qe po kalon vendi.
m.a/ata/BalkanWeb

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›