E Diel, 1 Nëntor 2026

OKB diplomatet braktisen sallen kur fliste Ahmadinexhad

Delegacionet nga SHBA Bashkimi Evropian dhe vendet tjera e kane braktisur sallen e Asamblese se Pergjithshme te OKB pasi presidenti i Iranit Mahmud Ahmadinexhad sugjeroi ne nje fjalim se sulmet terroriste te 11 shtatorit 2001 ne Shtetet e Bashkuara mund te kene qene te orkestruara nga elemente brenda qeverise amerikane.

Madje para se Ahmadinexhad ta perfundonte fjalimin gjysem oresh misioni amerikan ne OKB publikoi nje deklarate ku i denoi komentet e liderit iranian duke i quajtur teori konspirative te kota dhe dokrra antisemitike.

Shtepia e Bardhe tha se presidenti Barak Obama i ka pare komentet si tejet fyese. Kryediplomatja e BE-se Ketrin Eshton i quajti komentet te papranueshme.

Ne fjalimin e tij Ahmadinexhad tha se segmente ne qeverine amerikane mund te kene qene te perziera ne kryerjen e sulmeve te 11 shtatorit me qellim qe te permiresohet ekonomia amerikane te rritet ndikimi amerikan ne Lindjen e Mesme dhe te sigurohet mbijetesa e Izraelit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›