E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rinisin bisedimet SHBA-Iran

Lideret e Iranit dhe te Shteteve te Bashkuara lane te kuptohet se jane te gatshem te vazhdojne bisedimet nderkombetare per te zgjidhur mosmarreveshjet rreth programit berthamor te Iranit.

Presidentet Mahmud Ahmadinexhad dhe Barak Obama folen ne Asmablene e Pergjithshme te OKB-se kater muaj pas raundit te fundit te sanksioneve kunder Iranit.

Obama i beri thirrje Iranit qe ti konfirmoje bashkesise nderkombetare synimet paqesore te programit te tij berthamor.

Uashingtoni dhe aleatet e tij dyshojne se programi i pasurimit te uraniumit mund te coje ne zhvillimin e armatimit berthamor gje te cilen Iranin e mohon.

Shtetet e Bashkuara dhe bashkesia nderkombetare synojne zgjidhjen e dallimeve tona me Iranin dhe dyert e diplomacise mbeten te hapura nese Irani zgjedh te kaloje permes tyre. Por qeveria iraniane duhet te deshmoje perkushtim te qarte dhe te besueshem dhe tia konfirmoje botes qellimin paqesor te programit te vet berthamor tha Obama.

Ne komentet e tij ne Asmablene e Pergjithshme Ahmadinexhad tha se Irani ka qene gjithmone i gatshem per dialog te bazuar mbi respektin dhe drejtesine. Por ai gjithashtu tha se Teherani nuk do te mund te detyrohet te veproje nga sanksionet te cilat qeveria iraniane i sheh si te paligjshme.

Agjencia ISNA citoi Ahmadinexhadin te kete thene ne nje interviste per mediat japoneze se bisedimet ndermjet Teheranit dhe fuqive boterore mund te mbahen ne filim te tetorit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›