E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi zjarri vihet nën kontroll

Zjarri që për tri ditësh dogji mijëra hektarë tokë në rajonin e Atikës dhe në rrethinat më të afërta të Athinës, më në fund është vënë nën kontroll, deklaruan burime nga divizioni i zjarrfikësve."Për momentin në Atikë situata është nën kontroll, por gjithsesi të gjitha strukturat e aktivizuara për shuarjen e zjarreve, do të qëndrojnë në terren si masë sigurie dhe parandaluese", njoftuan burimet e zjarrfikësve. Por të njëjtat burime njoftuan se janë identifikuar disa zjarre të reja në Beozia dhe në ishullin Evia.
Por flakët arritën në anën tjetër në Nea Makri në bregdet ku vazhdojnë të kërcënojnë zonat e banuara. Zjarrëfikësit të mbështeture dhe nga ushtarë dhe vullnetarë të cilët asistojnë në tokë dhe me anë të avionëve të ardhur nga Italia dhe Franca po bëjnë të mundur vënien në kontroll të flakëve. Nuk ka viktima, po vetëm disa të helmuar, por dëmet në bujqësi dhe mjedis duken të mëdha.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›