SHBA, kërkohet rihapja e dosjeve të CIA-s
Departamenti Amerikan i Drejtësisë bën thirrje për rihapjen e dosjeve për disa raste abuzimi me të burgosurit. Sipas "New York Times", ky propozim mund të çojë në akuza në drejtim të punonjësve të burgjeve, ndaj keqtrajtimeve të të dyshuarve për terrorizëm. Zyrtarët janë të vendosur të zbulojnë pjesë të censuruara të raporteve në lidhje me abuzimin me të arrestuarit.
Mediat amerikane bëjnë të ditur se agjentët e CIA-s kanë torturuar me elektricitet dhe metoda çnjerëzore të burgosurit, me qëllim që t'u merrnin informacion.
Një version i censuruar rëndë i raportit të brendshëm të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) u bë publik vitin e kaluar, por në një formë të pakuptimtë, sepse, siç raporton nga Washingtoni gazetari i BBC-së, Daniel Stendford, në këtë raport kishte shumë informacion të fshehur. Një gjykatës federal urdhëroi të hënën që të bëhen të ditura më shumë detaje.