Greqi, 83 zjarre të reja gjatë 24 orëve të fundit, Athina në panik
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Greqisë janë regjistruar 83 zjarre të reja duke shtuar edhe më tepeë panikun mes qytetarëve të Athinës. Zjarret e mëdha shpërthyen në rajonin Beotia, në Greqinë Qendrore, në gadishullin e Peloponezit, në ishullin Skiros, Evbeja dhe Zakinthos.
Dje banorët e periferisë verilindore të Athinës kaluan edhe një natë tjetër të vështirë, pasi zjarri është shumë i madh, njoftoi media elektronike greke. Më serioze është vatra e zjarrit në rajonin Maraton, ku ka shtëpi të djegura dhe fshatra të evakuar. Disa vatra ende janë aktive në Palia, Pendeli dhe Dhionisios.
Në ndihmë të forcave greke zjarrëfikëse arritën dy helikopterë nga Italia, katër aeroplanë francezë dhe një helikopter qipriot. Nga Austria priten edhe gjashtë aeroplanë dhe helikopterë.
Pritet edhe ndihmë nga Turqia, ndërkohë që ministri turk i Punëve të Jashtme, Ahmet Davutoglu gjatë një bisede telefonike me homologen greke, Dora Bakojani shprehu solidaritetin e vendit të tij me situatën katastrofike në Greqi.