E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi/Vritet polici, dëshmitar në një çështje për terrorizmin

Të paktën dy persona të armatosur që udhëtonin me një motoçikletë kanë sulmuar dhe kanë vrarë një polic i cili ishte dëshmitar në një gjyq që kishte lidhje për çështje të terrorizmit. Lajmi është bërë i ditur nga burimet policore vendase. Ngjarja ka ndodhur në kryeqytetin grek, Athinë, ndërsa polici i vrarë bënte pjesë në njësinë kundër terrorizmit. Mësohet se ai ka qenë në detyrë në mbrojtje të një gruaje, e cila ka dëshmuar kundër një organizate ilegale greke, bëri të ditur një zëdhënës i policisë. Në Athinë së fundmi janë regjistruar shpesh shpesh sulme kundër policisë, që prej trazirave në muajin dhjetor, që përfshinë pothuajse të gjithe vendin. Ai është vrarë më armë zjarri në një lagje në qendër të Athinës.
Zyrtari, tregojnë burime të policisë, ndodhej në makinën e tij përballë shtëpisë së personit që mbronte, gjatë kohës që u sulmua. Ende nuk është bërë i mundur identifikimi i atentatorëve. Me të mbërritur ne vendin e ngjarjes, policia e ka mbuluar me një pëlhurë të bardhë automjetin brenda të cilit ndodhej dhe viktima. Këto pamje, te transmetuara edhe nga agjensia e lajmeve Reuters, tregojnë edhe pjesën e pasme të makinës, më saktësisht dritaren e pasme e cila është shkatërruar tërësisht nga plumbat. Atenatorët më pas janë larguar pa lënë gjurmë. Gruaja e cila mbikqyrej dhe ruhej nga polici i vrarë, është një dëshmitare e rëndësishme në një proces gjyqësor ku ndërs grupit "lufta e popullit revolucionar" një formacion i aramtosur i shfaqur në 1971.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›