E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rohan:Keqardhje për mos unitetin e BE-së për pavarësinë e Kosovës

Diplomati austriak, Albert Rohan ka deklaruar të martën në Prishtinë se ndihet i zhgënjyer me faktin se Bashkimi Europian nuk arriti te jetë unik në lidhje me pavarësinë e Kosovës. Rohan, gjatë një debati të organizuar nga Klubi për Politikë të Jashtme, tha gjithashtu se ndihej i zhgënjyer me Këshillin e Sigurimit, i cili nuk arriti konsensus për ta miratuar Planin e Ahtisarit. Rohan gjatë këtij debati dha edhe disa mesazhe për lidershipin kosovar, të cilit i kërkoi një përqendrim më të madh në zhvillimin e demokracisë së brendshme.
"Institucionet duhet të punojnë më mirë, transparenca duhet rritur, liria e mediave duhet të sigurohet, të krijohen vende të lira të punës e çështje të tjera", ka theksuar Rohan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›