Permbytje edhe ne Fushe-Kruje

Dalja nga shtrati e lumit Zeze si pasoje e reshjeve dhe prurjeve te shumta shkaktoi permbytje edhe ne Fushe-Kruje dhe zonat perreth.
Rajone te tera ne Fushe-Kruje Nikel dhe Bubq jane tashme te permbytura. Situata eshte shume e renduar ndersa banoret e lagjeve te prekura me shume nga permbytjet u perfshine nga paniku.
Nje pjese e tyre nisen te evakuohen nga frika e rritjes se nivelit te ujit pergjate oreve ne vazhdim. Ne lagjet Bakushe Visha dhe Adem Gjeli ujerat arriten ne lartesine 15 metra.
Reshjet e shumta qe rane me intensitet ditet e fundit e vecanerisht dje paradite nxorren nga shtrati lumin Zeze duke sjelle shperthimin e pakontrolluar te ujerave ne zonen ku ai kalon.
Kjo eshte permbytja e dyte brenda pak ditesh ne Fushe-Kruje qe shkaktohet nga lumi Zeze i cili shperthen ujerat ne menyre te befte duke shkaktuar shume deme ne shtepite e disa lagjeve te qytetit.