E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hapet Uleza e Shkopeti rrezikohen njerezit

Hapja ne menyre te paparalajmeruar e Ulzes dhe Shkopetit ka qene nje rrezik shume i madh qe i eshte kanosur pasagjereve te disa furgonave qe udhetonin nga Burreli ne drejtim te Milotit ndersa shpetimi i tyre ka qene nje mrekulli pasi rryma e ujit i ka zene ne mes.

Burime jo zyrtare por nga vendi i ngjarjes bejne me dije se shkarkimet nga Uleza dhe Shkopeti jane 2500 m3 ne sekonde. Kjo rryme e madhe ka bere qe te bashkohen Fani dhe Mati perplasja e te dyja rrymave ka bere qe rruga te bllokohet ndersa zones ti kanoset nje rrezik shume i madh.

Ne vendin e ngjarjes kishte uniforma blu te shumta deputetja e qarkut Paulina Hoti si dhe perfaqesues te tjere lokale. Kreu i Drejtorise se Policise Furriku ne nje interviste per Top Channel ka theksuar se shpetimi i pasagjereve te furgonave si edhe kreut te komunes Milot Vlash Gega kreut te komisariatit Lac te cilet kishin hyre per te asistuar pasagjeret ka qene nje mrekulli.

Duke folur per gjendjen dhe masat deputetja Paulina Hoti e gjendur menjehere ne vend ka bere apel komunitetit te mos kete panik por te rrije ne gadishmeri dhe ne kontakt me informacionin zyrtar.

Aksi Milot-Burrel-Peshkopi tashme eshte nje tjeter rruge nacionale qe iu shtohet akseve nacionale te bllokuara si pasoje e permbytjeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›