E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia Do vezhgojme nga afer gjyqin per ceshtjen Guma

Ministria e Jashtme e Greqise ka shprehur shqetesim ne rritje dhe skepticizem lidhur me faktet e dala nga hetimet nente mujore mbi vdekjen e Aristotel Gumes. Kete ka deklaruar zedhenesi i ministrise Grigoris Delavekouras.

Ne presim nga Shqiperi si nje vend anetare e Keshillit te Evropes dhe kandidate per anetaresim ne Bashkimin Evropian qe te garantoi masat e duhura dhe shpejtesi ne dhenien e drejtesise tha ai duke shtuar se po merren ne konsiderate te gjitha opsionet per levizjen e ardhshme.

Zedhenesi kujtoi se ne gusht te vitit 2010 nje grup nacionalist kane ushtruar dhune dhe vrare me pas shtetasin Aristotel Guma me etni greke sepse fliste greqisht duke shtuar se nje fakt te tille e kane pranuar edhe lideret politik. Krimi u denua nga e gjithe klasa politike ne Shqiperi. Kryeministri Sali Berisha ku deklaroi atehere se ishte nje veper e turpshme qe nje njeri te vritet keshtu ne shtepine e tij. Me pas zv.kryeministri ilir Meta deklaroi se autoritetet pergjegjese do te zbardhin kete krim te shemtuar dhe do ti nxjerrin para drejtesise tha zedhenesi.

Ne perfundim ai ka nenvizuar se do te monitorojne me shume kujdes vendimet e gjykates per kete ceshtje. Greqia nuk po kerkon te ndikoje apo nderhyje ne sistemin e drejtesise ne Shqiperi por po kemi te hapur te gjitha opsionet per hapat e ardhshem- ka perfunduar deklaraten Delavekouras.

Bazuar ne ekspertizen e dale nga hetimet rezultoje qe Guma ka gjetur vdekjen nga nje aksident i shkaktuar nga vete ai.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›