PS Xhafa KQZ shkeli Kodin Zgjedhor qe ne nisje te fushates

Deputeti i Partise Socialiste Fatmir Xhafaj denoncoi sot shkeljen e Kodit Zgjedhor nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Fushata zgjedhore fillon neser me nje KQZ qe vepron teresisht ne shkelje te ligjit. Ne nje seance turpi shumica e qeverise ne KQZ deformoi dje permbajtjen e fletes se votimit. Ajo hoqi nga fleta partite e aleances opozitare dhe la partite e saj. Mosshenimi ne fleten e votimit eshte ne kundershim me nenin 98 te Kodit Zgjedhor tha Xhafa duke shtuar se kjo flet se angazhimi i KQZ-se eshte tu sherbeje interesave te mazhorances.
KQZ-ja po e fut procesin zgjedhor ne shina te rrezikshme - tha Xhafa. Kjo i sherben tensionimit te procesit dhe mund te coje ne nje rezultat te papranueshem. Deputeti i PS-se i beri thirrje Kolegjit Zgjedhor te zbatoje ligjin dhe te distancohet nga inidvide qe e kane shitur drejtesine ne kembim te favoreve te ngritjes ne detyre.
Duke theksuar se krimi i vjedhjes se votes nuk ka amnisti ai u kerkoi organeve te drejtesise te hetojne me prioritet cdo rast abuzimi. Gjithashtu Xhafa vleresoi prezencen e shtuar te vezhguesve te OSBE-ODIHR-it dhe tha se shpresonte ne opinione objektive nga ana e tyre.