E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqia: Inventar pronave të minoritetit në Shqipëri

Greqia planifikon të kryejë një inventar të plotë të pronave të minoritarëve grekë në Shqipëri. Deklarata vjen nga Ministri alterativ i Punëve të Jashtme të Greqisë Dimitris Droutsas në Parlamentin grek, ku iu përgjigj pyetjeve të subjektit politik, L.A.O.S. Sic citon Ministria e Jashtme Greke ne faqen zyrtare, Droutsas duke bërë një analizë të punës së dikasterit të tij u fokusua edhe në marrëdhëniet e Greqisë me Shqipërinë.

“Për të forcuar pozitën e pakicave kombëtare greke, dhe perspektiva për ata që kanë mbetur për t'u kthyer, është shumë e rëndësishme që të zgjidhet problemi lidhur me pronën në Shqipëri. Për këtë qëllim, Ministria e Jashtme greke është bashkëfinancuese e një programi të OSBE-së për inventarizimin e parë dhe të plotë të pronës së minoritarëve në bregdetin jugor të Shqipërisë”, deklaroi Droutsas.

Sipas të cilit prezenca e gjatë dhe e rëndësishme ekonomike në Shqipëri dhe zhvillimi i priogrameve të rëndësishme të zhvillimit dhe infrastrukturës të cilat po financohen me krijimin e kushteve të duhura për pjesëtarët e pakicave kombëtare greke në Shqipëri, që ata të qëndrojnë në vatrat e tyre, dhe për ata që i kanë lënë këto vatra, të mund të kthehen atje nëse duan. Pikërisht në këtë kuadër ministri alternativ i puneve te jashtme përmend projektin e qeverisë greke me OSBE për pronat e pakicave greke në Shqipëri, që sipas tij has vështirësi për shkak të cështjes ende të pazgjidhur të pronave në Shqipëri.
Në këtë drejtim sipas numrit një të diplomacisë greke luan rol të rëndësishëm dhe rruga e shqipërisë drejt Bashkimit Europian ku respektimi i te drejtave te minoritetit grek, është kusht për sukses dhe bart rëndësi për të ardhmen e marrëdhënieve greko-shqiptare. Si një kusht që po plotësohet karshi pakicave greke, Droutsas përshëndeti edhe regjistrimin e popullsisë sipas etnisë ndërmarrë nga qeveria shqiptare që pritet të bëhet brenda vitti 2011.

Delina Bitraku

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›