E Shtunë, 31 Tetor 2026

Laç, plagosen 4 persona, shkak konkurenca

Katër persona janë plagosur në orët e mbrëmjes në qytetin e Laçit pas një sherri që nisi me fjalë dhe përfundoi me armë. Policia tha se sherri nisi në tregun e Laçit mes dy familjeve tregtare që shesin konfensione Prendi dhe Kolici.
Kanë qenë gratë ato që kanë debatuar me fjalë dhe më pas Paulin Prendi, 44 vjeç ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar në drejtim të Dodë Kolicit, 47 vjeç, duke e palgosur. Por edhe 47-vjeçari është kundërpërgjigjur duke qëlluar drejt familjes Prendi me kallashnikov.
Plumbat kanë plagosur rëndë Liliana Prendin, 34 vjeçe dhe djalin e saj Mikelin, 16 vjeç. E plagosur ka mbetur edhe një kalimtare e rastit Fitnete Osmani 54 vjeçe.
katër të plagosurit janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe janë dërguar me urgjencë në spitalin ushtarak në Tiranë. Ndërkohë policia e Laçit ka arrestuar Paulin Prendin dhe ka sekuestruar dy armët e sherrit, ndërsa ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›