E Diel, 1 Nëntor 2026

Samiti, Zyrtarë tëBE: Ballkani kaperspektivë europiane

TIRANE- Në prag të samitit të Sarajevës, zyrtarë të lartë të Bashkimit Europian dhanë sërish një mesazh përkrahje ndaj vendeve të rajonit duke deklaruar se e ardhmja e tyre është në BE.
“Integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane të popujve mbetet një nga sfidat e fundit për të ndërtuar Evropën e bashkuar dhe demokratike”, tha shefja për politikë të jashtme, Catherine Ashton në prag të samitit të nesërm në Sarajevë.
Ajo theksoi se nesër në Sarajevë BE do të riafirmojë vendin e Ballkanit në Evropë dhe perspektivën evropiane për rajonin.

Edhe Komisioneri Europian për Zgjerim, Stefan Fule u tregua po kaq inkurajues duke thënë se takimi i nesërm do të jetë një konfirmim i vazhdimit të procesit të zgjerimit të BE-së.
Ndërkohë disa nga deputetet e Parlamentit Europian shprehin rezerva mbi nivelin e bashkëpunimit rajonal, vecanërisht përsa i përket mardhënieve Prishtinë-Beograd.
Në këtë kuadër, autonomia për minoritetin serb në veriun e Kosovës është një opsion që po bisedohet mes qarqeve europiane, ka deklaruar nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste në Parlamentin Evropian dhe njëherësh nënkryetar i Delegacionit të PE për Evropën juglindore, Hannes Sëoboda në një invervistë për Radio Kosovën.
Sipas tij, Plani i Ahtisaarit duhet të adaptohet sipas modelit të Daytonit për të mundësuar autonominë për serbët në veri.
Sëoboda nuk ka përjashtuar mundësinë që edhe për kosovarët, siç është shprehur ai, të Luginës së Preshevës, të negociohet po ashtu statusi i autonomisë.

Ndërkohë eurodeputetja gjermane shprehu shqetësimin e saj që "çështja e Kosovës ende nuk është zgjidhur", ndërkohë që ende pritet vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.
"Beogradi bashkë me Prishtinën duhet të zgjidhin problemet e dy shteteve fqinje. Përjashto faktin se Serbia aktualisht nuk e ka njohur Kosovën, gjë që mund ta kuptoj, ata mund të jenë fqinjë të mirë. Ndërkaq në Bashkimin Evropian kurrë nuk mund të hyjnë nëse nuk do të jenë fqinjë të mirë, të cilët si të tillë, do të gjejnë zgjidhje adekuate. Kjo do të duhej të ishte punë e qeverisë, posaçërisht e atij i cili vazhdimisht duke udhëtuar nëpër botë, flet në të gjitha anët se Kosova është Serbi, siç e bën këtë ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë" theksoi Doris Pack e cituar nga e përditshmja Koha Ditore.

Parlamentarët evropianë thonë se zgjidhja gjithmonë është përmes dialogut duke konsideruar se rrugëdalje tjetër nuk ka për situatën në të cilën aktualisht janë marrëdhëniet e dyja palëve.

Deputeti slloven i Parlamentit Evropian dhe nënkryetari i delegacionit për marrëdhënie me Evropën Juglindore, Jelko Kacin, tha se samiti i nesërm nuk do të kishte kuptim pa pjesëmarrjen e Kosovës dhe Serbisë. Ai shtoi se BE nuk do të ndryshojë kriteret aktuale, dhe se vendet janë vetë përgjegjëse për dinamikën e procesit të anëtarësimit.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›