Greqia: Mbeshtetje per vizat, ne BE brenda vitit 2014 Qamil Xhani
Greqia do te mbeshtese ne Bashkimin Evropian liberalizmin e vizave dhe hyrjen e Shqiperise ne Union brenda vitit 2014. Garancia e diplomacise greke per integrimin e vendit tone i eshte dhene zevendeskryeministrit dhe ministrit te Jashtem Ilir Meta nga Ministri i Jashtem plotesues i Greqise, Dimitris P. Droutsas. Kryediplomati grek ka shprehur dhe nje here angazhimin e shtetit fqinj per realizimin e projektit te vitit 2014, per hyrjen e gjithe Ballkanit Perendimor ne Bashkimin Evropian. “Edhe njehere dua te theksoj rendesine qe ne i japim afrimit te perspektives evropiane te te gjithe rajonit dhe natyrisht edhe te Shqiperise. Sic e dini Greqia eshte nje mbeshtetese e fuqishme e kesaj perspektive. Ne lidhje me kete edhe njehere dua te permend Agjenden tone 2014”, u shpreh kryediplomati grek Droutsas. Nga ana tjeter ministri Droutsas ka theksuar dhe qendrimin e pales greke per sa i perket ceshtjes se liberalizimit te vizave. Ai ka deklaruar premtimin per mbeshtetjen e pales greke ne finalizimin se shpejti te procesit per liberalizimin e vizave per qytetaret shqiptare. Teme e vecante e bisedes mes Metes dhe ministrit grek ka qene dhe zhvillimet e fundit ne rajon dhe konkretisht ceshtja e pavaresise se Kosoves. “Ne biseduam mbi marredheniet dypaleshe ne mes dy vendeve, por vecanerisht per zhvillimet me te fundit ne Ballkan”, u shpreh Droutsas. Ministri grek e ka njohur kreun e diplomacise shqiptare dhe me konkluzionet e vizites se tij te fundit ne Beograd dhe ne Prishtine. Vizite, e cila u be pas daljes se vendimit te Gjykates Nderkombetare te Drejtesise, e cila e vleresoi si te ligjshme pavaresine e Kosoves. Greqia eshte vendi qe eshte caktuar nga institucionet e BE-se si nje ndermjetes i garantimit te dialogut, mes Prishtines dhe Beogradit. Ne kete linje, ministri grek Droutsas eshte shprehur se takimet jane pjese e angazhimit te Greqise, per paqen dhe stabilitetin ne rajon. Teme e takimit te dy diplomateve, Meta dhe Droutsas kane qene dhe ceshtjet qe kane te bejne me bashkepunimin e dy vendeve, ne fusha te ndryshme. “Marredheniet ne mes Shqiperise dhe Greqise jane te shkelqyera dhe jane te bazuara mbi perspektiven evropiane te te gjithe rajonit. Greqia e ka mbeshtetur dhe e mbeshtet Shqiperine te arrije qellimin e saj per integrimin evropian”, eshte shprehur Ministri i Jashtem, Ilir Meta. Dy diplomatet kane theksuar nevojen e rritjes se urave te bashkepunimit ne te gjitha sektoret.
Ministri Meta vizite ne Qipro, Siri dhe Liban
Bashkepunimi mes dy vendeve, integrimi Evropian dhe firmosja e marreveshjes per mbrojtjen e investimeve do te jene tema e takimit te ministrit te Jashtem, Ilir Meta ne Qipro. Kreu i diplomacise shqiptare do te takohet me ministrin e Jashtem te Qipros Marcos Kyprianou si dhe me Presidentin e Republikes se Qipros, Demetris Christofias dhe nga Kryetari i Parlamentit, Marios Garoyian. Ne keto takime “pritet te trajtohen ceshtje qe lidhen me thellimin e zgjerimin e metejshem te bashkepunimit dypalesh, ne te gjitha fushat me interes te ndersjelle, ecuria e integrimit evropian te Shqiperise, si dhe ceshtje te bashkepunimit rajonal”, thuhet ne njoftimin e Ministrise se Jashtme. Gjate vizites se tij ne Qipro, ministri Meta do te nenshkruaje dhe ne marreveshja per nxitjen dhe mbrojtjen reciproke te investimeve. Pas vizites ne Qipro, zevendeskryeministri dhe ministri i Jashtem, Ilir Meta do te zhvilloje vizita zyrtare dhe ne vendet arabe, Siri dhe Liban. “Gjate ketyre dy vizitave pritet qe Meta te zhvilloje takime me zyrtaret me larte te te dy vendeve, ku do te diskutohet ne lidhje me ceshtjet e bashkepunimit dypalesh dhe shumepalesh, si dhe per zhvillimet ne rajonet respektive”, njofton zyra e shtypit e Ministrise se Jashtme. Vizita ne keto vende do te kete ne qender te saj dhe pavaresine e Kosoves. Libani dhe Siria jane dy vende qe bejne pjese ne Konferencen Islamike. Njohja e Pavaresise se Kosoves nga keto dy vende, do te rriste mbeshtetjen dhe angazhimin e 57 vendeve te tjera qe bejne pjese ne kete organizate. Nderkohe qe per ceshtjet qe kane te bejne me problemet ne rajonin arab, qendrimi i diplomacise shqiptare ka qene ne funksion te vendimeve qe kane marre institucionet nderkombetare si OKB, etj.
Raportet e KE
Komisioni Evropian i ka derguar qeverise shqiptare raportet pas nje vleresimi ne muajin korrik te 3 kritereve te mbetura per t'u permbushur ne funksion te liberalizimit te vizave. Kritere keto, qe pasuan propozimin e Komisionit per nje regjim pa viza me unionin, pasi u konstatua se Shqiperia permbushi te kater blloqet e udherrefyesit. Duke falenderuar te gjithe administraten per punen e bere, pa te cilen sipas tij, permbushja e kerkesave te udherrefyesit, do te ishte e pamundur, Berisha kerkoi vijimin e reformave ne kuader te procesit te liberalizimit te vizave.
Ne mbledhjen e qeverise, Kryeministri tha se reformat nuk do te behen vetem ne funksion te heqjes se vizave