Droutsas pret Metën: Mbështetje për integrimin
Dy zyrtarët e lartë, gjatë takimit, diskutuan mbi marrëdhëniet dhe bashkëpunimin mes dy vendeve, mbi ecurinë e procesit të integrimit evropian të vendit tonë, si dhe mbi zhvillimet e fundit në rajon.
Meta dhe Drutsas, u ndalën në veçanti, në situatën politike në rajon, pas Opinionit këshillimor të GJND-së për Kosovën. Nga ana e tij, Drutsas informoi Meta lidhur me vizitën e ditëve të fundit, në Prishtinë dhe Beograd, duke theksuar angazhimin e Greqisë për paqen dhe stabilitetin në rajon.
Në vijim, ai siguroi për vullnetin politik të Greqisë, në drejtim të zbatimit të nismës greke për integrimin e zgjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian, brenda vitit 2014.
Ministri Droutsas përsëriti, në këtë kontekst, premtimin për mbështetjen e palës greke në finalizimin së shpejti të procesit për liberalizimin e vizave për qytetarët shqiptarë, si dhe për marrjen e statusit të vendit kandidat të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Zv/kryeministri Meta falënderoi autoritetet greke për plotësimin e kuadrit ligjor në dobi të integrimit të plotë të komunitetit të shtetasve tanë që jetojnë e punojnë në vendin fqinj, duke iu referuar veçanërisht dhënies së shtetësisë brezit të dytë, të lindur dhe arsimuar në Greqi., si dhe të drejtës së tyre për të votuar e për t`u votuar në zgjedhjet e pushtetit vendor.