E Shtunë, 31 Tetor 2026

OKB, e shqetesuar lidhur me masat e reja te BE-se per imigracionin

Nje grup ekspertesh te pavarur qe punojne per keshillin e te drejtave te njeriut ne Kombet e Bashkuara shprehu dje shqetesimin lidhur me masat e reja te Bashkimit Evropian kunder emigranteve klandestine, duke theksuar se ata nuk jane kriminele dhe nuk duhet te burgosen. Sipas masave te miratuara muajin e kaluar ne Parlamentin Evropian, emigrantet klandestine mund te mbahen ne burg per nje periudhe prej 18 muajsh dhe te perballen me pas me nje ndalim per te hyre ne territorin e BE-se per 5 vjet. Shtetet dhane miratimin e tyre lidhur me kete mase ne maj.

Berluskoni: Tre vjet per te zgjidhur krizen e plehrave ne Napoli

Kryeministri italian, Silvio Berluskoni, deklaroi dje se rruget e Napolit jane pastruar nga mbeturinat qe ishin grumbulluar per disa muaj aty, por paralajmeroi se do te duhen tre vjet per te siguruar nje zgjidhje perfundimtare. "Trajtimi i plote industrial i mbeturinave do te jete gati ne afro tre vjet, koha per te ndertuar kater impiante te nevojshme per djegien e mbeturinave", theksoi Berluskoni gjate nje fjalimi ne Rome. Impianti i pare, qe do prodhoje energji elektrike duke perdorur mbeturinat si karburant, do te jete gati ne fund te vitit, deklaroi ai. "Kjo krize ka demtuar banoret e Napolit, te rajonit te Kampanjes dhe popullin italian, si dhe industrine e turizmit apo eksportet", deklaroi Berluskoni.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›