E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia arkëton pikët e para

Skuadra ballkanike, Greqia ka arritur që të siguroj pikët e para në një Botëror pas fitores 2 me 1 kundër Nigerisë.

Golat e Salpingis (43) dhe Torisidis (71) janë edhe golat e parë dhe fitorja e parë që kjo skuadër i shënon në një Botëror, ndërkaq nigerianët ishin të parët që shënuan në minutën e 16 të ndeshjes me anë të Uche.

Nga minuta e 33’të Nigeria ka qenë me një lojtar më pak në fushë për shkak se Kaita shkaktoj një ndërhyrje krejtësisht të panevojshme në një lojtar grek.

Greqia – Nigeria (16:00)

Në Botërorin 2010, këtyre dy ekipeve u nevojiten golat. Greqia ka shënuar vetëm një gol në botëror, ndërsa Nigeria ka realizuar vetëm një herë në katër ndeshjet e fundit në këtë kompeticion. Greqia i kishte pësuar tri humbje në Botërorin 1994, duke pësuar 10 gola.

Ata të shtunën humbën 2:0 nga Koreja e Jugut dhe kjo do të thotë se grekët janë ekipi i vetëm evropian që nuk ka shënuar kurrë gola në botëror. Në anën tjetër, gjasat e nigerianëve duket se janë zvogëluar për shkak të përgatitjes së tyre të varfër. Mirëpo, ata nuk do të dorëzohen deri në fund, për ta rrëmbyer një biletë që çon në të tetën e finales.

Mbrojtësi i majtë, Taye Taiwo do të paraqitet për Nigerinë, përkundër problemeve që pati në humbjen nga Argjentina. Kurse, selektori Lars Lagerback pritet ta aktivizojë nga minuta e parë lojtarin e krahut, Peter Odemwingie, i cili befasisht përfundoi në bankinë në ndeshjen e së shtunës.

Qendërmbrojtësi Sotirios Kyrgiakos ishte mungesë shokuese për grekët, në ndeshjen hapëse, ndërsa pritet të rikthehet kundër nigerianëve. Edhe mbrojtësi tjetër grek, Vangelis Moras, është i gatshëm, pasi rikthehet nga lëndimi. Nigeria e kishte mposhtur Greqinë 2:0, në fazën e grupeve të Botërorit 1994. Ndërsa, në miqësoren e vitit 1999 në mes të këtyre dy ekipeve, fituan grekët 2:0.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›