E Diel, 1 Nëntor 2026

Botërori, grabiten gazetarët kinezë

Disa persona te maskuar dhe te armatosur kane plaçkitur dhomen e hotelit ne qytetitn e Nelspruit, duke vjedhur tre laptope, disa telefone celulare dhe nje shume dollaresh qe i përkisnin tre gazetareve te nje televizioni kinez qe ndodhen ne Afriken e Jugut per te pasqyruar Boterorin 2010.
Vjedhja e gazetareve kineze vjen vetem nje jave pasi nje gazetar portugez dhe nje tjeter spanjoll u vodhen nen kercenimin e armeve ne nje hotel ne veri te Johanesburgut. Autoret e kësaj ngjarjeje u arrestuan dhe u gjykuan shume shpejt, duke u denuar me nga 15 vjet burg secili per krimin e kryer.

Ne nje komunikate per mediat policia lokale ka bere te ditur se per fat te mire nuk ka patur te plagosur apo viktima, nderkiohe qe ka nisur hetimet per zbardhjen e ngjarjes dhe arrestimin e personave te implikuar.

Organizatoret e Kupes se Botes 2010 ne Afriken e Jugut kane bere te ditur se keto jane ngjarje te radha, nderkohe qe shpresojne qe ky kompeticion te shkoje ne menyren me te mire, per te shtyre turistet te viztojne vendin pas investimeve te bera per Boterorin.

Nertan Prifti Azhornuar së fundi ( e enjte , 17 qershor 2010 )

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›