E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia beson në financimin nga BE dhe FMN

ATHINË- Ministri grek i Financave, Jorgos Papaconstantinu u shpreh i sigurt për dhënien e këstit të kredisë nga BE-FMN destinuar shmangies së falimentimit, duke hedhur poshtë një artikull të publikuar nga e përjavshmja gjermane ''Der Spiegel'' që vë në dyshim zhbllokimin e kësaj shume.

"Negociatat me Trojkën, misioni tripalësh i ngarkuar me monitorimin e llogarive greke nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, po vazhdojnë dhe do të përfundojnë ditët e ardshme'', konfirmoi Papaconstantinu, cituar në një komunikatë të ministrisë së tij.

"Ne kemi të gjitha arsyet të besojmë se këto negociata do të përfundojnë pozitivisht për vendin (...) që do të thotë se ne do të sigurojmë marrjen e këstit të pestë prej 12 miliardë eurosh nga kredia prej 110 miliardë eurosh siguruar në muajin maj 2010 nga BE dhe FMN'', shtoi Papaconstantinu.
(m.a/afp/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›