E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO kërkon falje për vrasjen e civilëve afganë

NATO ka kërkuar falje për vrasjet e 9 civilëve afganë gjatë një sulmi ajror në jug të Afganistanit.

Majori i Marinës amerikane, Xhon Tulan, komandanti i forcave të NATO-s në rajonin jugperëndimor të Afganistanit, ka thënë se forcat ndërkombëtare kanë sulmuar një zonë në krahinën e Helmandit, duke besuar se militantët ishin duke e përdorur si bazë të tyre.

Ai ka thënë se zona ka pasur edhe civilë brenda. Tulan gjithashtu ka thënë se sulmi ajror është publikuar pasi u vra një ushtar i marinës amerikane ndërsa pesë kryengritës u strehuan në atë zonë ndërsa vazhdonin të luftonin.

Autoritetet në Helmand kanë thënë se 14 civilë kanë vdekur gjatë sulmit të së shtunës, 12 prej të cilëve ishin fëmijë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›