E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqia del në “ankand”, biznesmenë turq mësyjnë të blejnë ishujt turistikë

10-07-2011 / Gazeta 55

Ka nisur seria e blerjes së ishujve grekë. Një biznesmen turk është në negociata për blerjen e gjashtë ishujve me një sipërfaqe nga dhjetë mijë deri në dy milionë metra katrorë.


Sipas gazetës greke “Avriani”, sipërmarrësi turk ka thënë se do të ndërtojë në këta ishuj komplekse turistike. Shitja e ishujve nga shteti grek vjen pas miratimit të disa fondeve financiare nga Bashkimi Evropian, për shmangien e falimentimit, por për të mbuluar gropën e madhe të borxhit financiar, Athina duhet të nxjerrë në shitje ishujt e saj turistikë.


Fillimisht, interesin për ishujt grekë e shfaqën biznesmenët gjermanë, të cilët duke shfrytëzuar rolin e Qeverisë së Berlinit në miratimin e fondit të shpëtimit për Greqinë, shfaqën ambiciet për blerjen e ishujve turistikë, duke kontribuar kështu financiarisht në arkën e boshatisur të shtetit grek. 


Kriza, Greqia merr fondin nga FMN dhe BB, 3.2 miliard euro i shtohen arkës

3.2 miliard euro i janë shtuar arkës së shtetit grek gjatë të shtunës si pjesë e paketës së shpëtimit nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Bashkimi Evropian.
Fondi prej 3.2 miliard eurosh iu dha Greqisë nga FMN ndërsa shefja e re Kristine Lagard tha se pakoja e re e ndihmës pritet të japë rezultate të rëndësishme.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›