Greva e minatorëve, shtyhet për të mërkurën vendimi

Minatorët e Bulqizës kanë vendosur ta shtyjnë deri të mërkurën vendimin e tyre për të hyrë ose jo në grevë urie.
Vendimi i minatorëve ka ardhur pas lajmit se bordi drejtues i firmës ACR është mbledhur në Austri dhe po diskuton për situatën.
Pas kthimit të anëtarëve të bordit, të mërkurën, minatorët do të njihen me vendimet e tyre dhe do të vendosin për hapat e mëtejshëm.
Ndërkohë në në orët e para të mëngjesit të sotëm minatorët bllokuan derën kryesore të kompanisë duke mos lejuar transportimin e kromit drejt qytetit të Elbasanit.
700 punëtorë të kësaj miniere, kanë deklaruar se nuk do të rikthehen në punë, pa u plotësuar më parë kushtet e tyre.
Mësohet se ndër pikat kryesore të kërkesave të tyre janë, ulja e moshës së pensionit dhe më shumë siguri në punë.