Greqia del nga rreziku i falimentimit

Agjencia e vlerësimit të kreditit S&P ka deklaruar se ka rritur klasifikimin e aftësive paguese të borxhit nga ana e qeverisë greke. Sipas agjencisë ndërkombëtare, Greqia nuk gjendet më në nivelin e rrezikut të borxhit. Sipas gjykimit të S&P klasifikimi i borxhit për një periudhë afatgjatë i Greqisë ka kaluar në nivelin “stabël” nga “e falimentuar” që ishte më parë. Agjencia e ka motivuar këtë zgjedhje me kompletimin e shkëmbimit të borxhit me kreditorët privatë më 25 prill, gjë që ka mundësuar uljen e presioneve mbi financimin e mënjëhershëm të borxhit të Athinës, që gjithsesi mbetet i lartë. Pak kohë më parë agjencia amerikane e S&P kishte ulur në nivelin e falimentimit selektiv ekonomine helene, ndërkohë që edhe agjencia tjetër e vlerësimit të kreditit Fitch e kishte cuar nivelin në C nga 3C, duke parashikuar një dështim afatshkurtër të Greqisë.po ashtu edhe agjencia Moody’s e kishte reduktuar më tej aftësinë paguese të borxhit publik grek në nivelin “mbeturina” që tregonte rrezikun e Greqisë për falimentim.