Greqia drejt kaosit nga grevat e përgjithshme

Greqia ka gjasa që të shkojë drejt një kaosi të skajshëm, pas grevave masive, për shkak të pakënaqësive lidhur me masat qeveritare për shpëtimin e vendit nga kriza ekonomike. Pagat në sektorin publik janë ulur në mënyrë drastike, ndërsa tatimet janë shtuar ndjeshëm. Kjo politikë ka shënuar rezultate pozitive për qeverinë, pasi deficiti i buxhetit është ulur në shifrën gjashtë për qind.
Ndërkaq BE ka përshëndetur konsolidimin e gjendjes financiare dhe ekonomike nga ana e qeverisë greke, dhë për këtë arsye po planifikohet edhe miratimi i një pakete të re financiare. Pavarëissht reagimit pozitiv të ndërkombëtarëve për situatën fiancniare, për shtresat e ndryshme te popullsisë, vecanërisht për punëtorët në sektorë të ndryshëm, këto masa kanë qenë negative.
Grupi më i fundit që i është bashkëngjitur grevës janë punëtorët e transportit publik, të cilët kanë paralizuar komunikacionin dhe lëvizjet në Athinë, ndërsa probleme të mëdha ka shkaktuar edhe greva e punëtorëve në sistemin shëndetësor nëpër të gjitha spitalet publike të vendit.
Një zyrtar i Qeverisë greke ka theksuar për gazetën britanike “The Guardian” se e gjithë kjo situatë vjen si pasojë e masave të ndërmara nga qeveria e cila është detyruar të ndryshojë kursin e masave për shkak të shpëtimit të vendit nga kriza. Borxhi grek ka një vlerë prej 330 miliardë euro.